Regjisori shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Qëndrim Rijani, i ftuar në emisioni Tempora në RTV Ora, tha se koha në të cilën shqiptarët jetojnë është një teatër.

Qëndrim Rijani: "Aq shumë është kthyer jeta në një lloj teatri saqë kam përshtypjen se jeta e vërtetë nuk ekziston. Koha në të cilën jetojmë ne, shqiptarët, më e vërtetë është në teatër sesa në jeta e përditshme."

Regjisori, i cili do vendosë operën Skënderbeu në teatrin e Operës në Shkup, tha se Shqipëria ka prodhuar shumë emra të mëdhenj, rrugën e të cilëve po e ndjekin popujt e tjerë por jo shqiptarët.

Qëndrim Rijani: "Kam dy vite që po punoj me një opera që do jetë opera e Skënderbeut në Maqedoni, opera e parë shqiptare dhe jam marrë shumë me historinë e Skënderbeut. Ne flasim për Evropën. Por ajo Evropa që sot ekziston hedh hapat në rrugën që i ka shtruar Skënderbeu jonë. Dhe ne jemi ato njerëz që kemi prodhuar, nxjerrë nga vetja jonë njerëz aq të mëdhenj që shtrojnë rrugët e popujve të tjerë dhe ne vetë nuk po ndjekim rrugët që na i kanë shtruar ata. Popujt e tjerë ndjekin rrugën e njerëzve tanë të mëdhenj."

/Ora News.tv/