Regjisori Kastriot Çipi i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, hodhi akuza të forta në drejtim të ligjit të propozuar nga Ministria e Kulturës synon kapjen e sistemin teatror.

Çipi: Zv/ministrja nuk na e shpjegoi pse po krijohen bordet dhe kolegjiumet dhe pse ato i emëron ministrja, pra titullari i institicionit dhe rregulloret ua miraton ajo. Zv/ministrja e di shumë që vjen nga Kosova, ku në teatër ka një bord dhe është bordi që e zgjedh drejtorin. Këtu në Shqipëri po bëhet që ministrja të marrë në kontrollet bordet dhe gjithçka. Kjo nuk është hiq në rregull. Po bëni një ligj komunist dhe flisni për decentralizim. Pse nuk bëni propozim që të kthehet qendra e artit. Pse duhet të keni nën kontroll artin dhe kulturën? Pse ndryshe nuk e merrni dot Teatrin Kombëtar. Nëse kryetari do të ishte i zgjedhur, nëse bordi do të ishte me anëtarë të zgjedhur do të ishin shumë më të fortë se sa ju.


/Ora News.tv/