Regjisori Budina: Nëse katandisemi për kotheren e bukës, çfarë mund të presim?

Regjisori Budina: Nëse katandisemi për kotheren e bukës,

Të dielën në orën 18:00 do të jetë protesta e rradhës e artistëve për Teatrin Kombëtar.Regjisori Robert Budina në intervistën e mbrëmjes në Ora News, thotë se qeveria duhet të dëgjojë zërin e tyre.

Budina: Nesër në orën 6 është protesta e rradhës e jona në Teatrin Kombëtar. Nëse kjo qeveri është realisht e shqetësuar të marrim specialistët më të mirë dhe mos të flasim me ato teoritë e konspiracionit se nuk jemi fëmijë.Të themi të vërtetën si është.

Ndërsa të hënën artistët pritet të prezantojnë një projekt ide për rikonstruksionin e Teatrit Kombëtar, Budina ndan bindjen se ajo godinë mund të mbetet ashtu siç është.

Budina: Derhemi është në kontakt me disa arkitektë meqë po na detyrojnë të riorganizohemi, qeveria nuk paska lekë.Te tregojmë që dimë të administrojmë veten tonë. Kjo godinë rri kështu siç është, mudn të rikonstruktohet, mund të bëhet dhe e bukur, mund të përshtatet me formën e arkitekturës rreth e përqark. Ne nuk jemi pronarët e Teatrit, është populli që do ti mbetet qindra vite pas.Artistët janë të ndrydhur, kanë frikë se humbin vendin e punës. Duhet të ikë kjo metodë. Nëse katandisemi për kotheren e bukës, çfarë mund të presim?Nuk bëhet fjalë për të zhdukur një pushtet, ajo politikë që tregohet aq e zgjuar sa për të kuptuar këtë ka për të ndenjur më gjatë në pushtet.

Duke komentuar takimin me Bashën, Budina tha se aktorët mund të kishin takuar edhe Ramën por ky i fundit ka refuzuar diskutimet me ta.

Budina: Sot filluam një takim me Bashën sepse fare mirë mund të kishim biseduar dhe me Kryeministrin, gjë që ai nuk e pranoi.Ai nuk donte të diskutonte, mblodhi artistët, ua komunikoi, i fyeu, iku dhe e mbylli. Nuk kishte diskutim  fare. Është i justifikuar, ka marrë votat. Thotë kam votat,  nuk ju pyes juve, e bëj. Ne nuk jemi pyetur për asgjë, as kur Ministria e Kulturës mori përsipër të bënte projektligjin për artin.


EMISIONET