Pronari i një ëmbëltoreje në Irlandën e Veriut arriti të fitojë gjyqin që pasoi debatin e madh që shpërtheu vite më parë kur refuzoi të bënte një "kek gay".

Gjykata e Lartë në Britani vendosi: Refuzimi  i kekut me mbishkrim një sllogan që mbështet martesën mes të njëjtës gjini nuk është diskriminim.

Të pesë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë ishin unanim në këtë vendim.

Debati nisi në 2014 kur pasticieri refuzoi të bënte një kek me slloganin "Mbështesni martesat gay"

Një aktiviste për të drejtat e njeriut, Gareth Lee paditi kompaninë për diskriminim mbi orientimin seksual dhe bindjet politike.

"Ashers" humbi betejën në shkallën e parë dhe të dytë, ndërsa sot Gjykata Supreme dha vendimin decisiv.

I kushtoi shtrenjtë mospërgatitja e kekut 

I gjithë procesi gjyqësor  kushtoi 200 mijë paund. Detyrimet u paguan nga një institut kristian dhe një grup  lobuesish.

Nëse do ta përgatiste për ta shitur keku do kushtonte vetëm 36.50 paund.

/Ora News.tv/