Refuzoi mandatin e deputetit, mjeku Petrit Vargu: Nuk e njësoj dot veten me ata kalamaj

Refuzoi mandatin e deputetit, mjeku Petrit  Vargu: Nuk e njësoj dot veten

Mjeku i njohur Petrit Vargu, kandidati i radhës në listat e LSI për qarkun e Tiranës, tregoi në studion e emisionit "360 Gradë" në RTV Ora dy arsye pse refuzoi të marrë mandatin e deputetit.

Vargu shpjegoi se jo vetëm nuk mund të dilte kundër vendimit politik të partisë që e futi në lista, por edhe nuk mund ta njësonte veten me nivelin e personave në Kuvend, duke kujtuar këtu dosjet penale që një pjesë e tyre kanë.

Petrit Vargu: Unë nuk isha në dilemë, ishte e vendosur vetëm prita radhën ta bëja të qartë. Dy ishin motivet kryesore: Unë kisha veshur bluzën e një partie politike, mirë dhe keq, derisa kisha zgjedhur atë rrugë isha i detyruar të bëja si partia politike.Nuk është se isha kandidat dhe më erdhi radha si person jo i politizuar. Së dyti, në këtë parlament 18 janë me rekorde kriminale, tjetri thotë 38. Unë nuk e njësoja dot veten me këto njerëz dhe me njerëz që janë kundër këtij morali. 

Nëse unë jam njeri për të përfaqësuar popullin unë nuk mund të tradhëtoj ty vetëm i joshur nga këto privilegje. Do të isha shumë i nderuar të isha në parlamentin e viteve '90-'95, 2000-2003. Zotëria që kam përballë nuk është në parlament (Paskal Milo). Unë nuk e njësoj dot veten me ata kalamaj që shkojnë aty, nuk kisha si të bëhem pjesë e parlamentit.




EMISIONET