Refuzoi injeksionin e insulinës, 20-vjeçarja vdes nga diabeti

Një vajzë 20-vjeçare e cila vuante nga diabeti ka ndërruar jetë. E reja refuzonte të merrte mjekim pasi nuk donte të bënte gjilpërat.

Natasha Horne nuk mori injeksione të insulinës për diabetin e saj të tipit 1 dhe e fshehur gjendjen nga miqtë e saj.

Madje ajo refuzoi që të ndiqte këshillat e mjekëve. Prindërit e të ndjerës, Jackie, 43 dhe Stephen, 44 pretenduan se vajza e tyre ishte krenare që po humbiste peshë, por që ishte një simptomë e diabetit.

Ajo humbi rreth gjysmën e peshës së trupit në dy deri në tre muaj, por nuk e ka si diçka të gabuar.

Pavarësisht se kishte tatuazhe, Natasha kishte frikë nga gjilpërat.

Prindërit e saj tani po bëjnë fushatë për të rritur ndërgjegjësimin e shenjave të diabetit.

20-vjeçarja pësoi humbje peshe, kishte shumë etje dhe shkonte shumë shpesh në tualet natën.

Ajo u diagnostikua me diabetin e tipit 1 më 16 tetor vitin e kaluar.

Natasha vdiq të shtunën ndërsa familja e saj u përpoq me dëshpërim që ajo të merrte insulinën, por e kishin të pamundur që ta bindnin.

  

EMISIONET