Refuzohet kërkesa e katërt për lirimin e dy ushtarëve grekë

Foto të reja të dy ushtarëve grekë që ende mbahen në Edërne (Adrianopojë) të Turqisë  u publikuan sot nga mediat turke.

Dy ushtarë grekë, të ndaluar prej 111 ditësh në burgun e Edirnes, u përpoqën edhe një herë nëpërmjet avokatëve të tyre për të arritur lirimin, por autoritetet gjyqësore nuk pranuan. 

Kërkesa tjetër do të mund të paraqitet pas një muaji.

Të gjithë ishin të bindur se kërkesa do të refuzohet, pasi jemi vetëm pak 24 orë para zgjedhjeve në Turqi. Ndërkohë ende asnjë aktakuzë zyrtare nuk është lëshuar ndaj tyre.

Sipas Ministrit të Mbrojtjes, Panos Kammenos, është përmbyllur vendosja e tyre në delegacionin diplomatik grek në Ankara, në mënyrë që dy ushtarët grekë të kenë një adresë të përhershme të qëndrimit në Turqi.

Një nga argumentet kryesore të autoriteteve turke për mos lirimin e tyre është frika se mund të largohen.

EMISIONET