Refugjatët, Vasili: Vlahutin flet pasi flet Rama. Pse nuk hesht xhanëm? Të ikë!

Refugjatët, Vasili: Vlahutin flet pasi flet Rama. Pse nuk hesht

Kreu i grupit parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, vë në dyshim deklaratat e ambasadores së Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin për sa i përket kampit të refugjatëve. Vasili shkon më tej kur thotë se ka ardhur koha që ajo të ikë.

Vasili: Po si mundet te besohet Vllahutin kur flet per refugjatet? Pse nuk hesht xhanëm.

Vllahutin foli nga Shkodra per refugjatet.

Gjithmone ajo flet pasi flet Edi Rama dhe gjithmone thote te njejtat gjera si ai.

Kush e beson? Askush.

Gjermania thotë me gojen plot na i kerkuan vete shqiptaret refugjatet. Vlahutin thotë jo.

Deklarimet per refugjatet vijne nga te kater anët, nga Brukseli nga Franca etj etj Vllahutin prapë thote jo.

Kryeministri bullgar flet per ish-at e ISIS ndersa Vlahutin thote jo.

Pse nuk hesht xhanem?

Sepse po kjo Vllahutin na tha me gojen plot qe 99% e droges ishte asgjesuar,se krimi i organzuar po luftohej me rezultate mbreselenese,se reforma ne drejtesi po fluturonte gjithashtu.

Ndersa sot keto "suksese" te medha qe lane pa goje Vllahutinin, jane kushtet kryesore, qe pengojne hapjen e negociatave.

Vllahutin nuk di te heshte.

Por sot ajo flet me vehten e saj, pasi askush nuk e degjon dhe aq me pak ta besoje.

Ka ardhur koha per te ikur, bile sa me pare dhe ne ne heshtje bile, sepse cdo fjale me tej eshte thjesht zhurme, murmurime faji dhe asgje me shume.

Shqiptaret duhet ti fshijne nga memoria ata te cilet i kthyen vuajtjet e tyre ne perfitime dhe perspektiven e integrimit ne nje rruge te erret dhe ne nje enderr te ndaluar.

EMISIONET