Në ditë pas përfaqësuesja e PE bëri apel për nisjen e punës për korrigjimet e Kodit Zgjedhor, Komisioni i posaçshëm parlamentar ka zhvilluar mbledhjen e dytë 4 muaj pasi është ngritur në kuvend

Grupet e interesit; koalicioni i vëzhguesve vendor, komiteti i Helsinkit dhe Institutit i Zhvillimit të Sistemit Zgjedhor bën një sërë propozimesh në komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore.

Transparencë të mënyrës së financimit të partive politike, zgjatje të afateve të verifikimit të pastërtisë së figurës së kandidatëve zgjedhorë, ishin disa nga kërkesat e tyre.

Bled Çuçi: E gjykon komisioni kush është gjëja që duhet marrë ose s'duhet marrë dhe e gjykon komisioni nëse janë relevante apo nuk janë relevante çështjet për të cilat ju do kontribuoni.

Luan Rama: Kemi 20 vjet që bëjmë reforma zgjedhore dhe pas 20 vjetësh jemi prapë tek pika e fillimisht me një standard skandaloz zgjedhjesh dhe një produkt kriminal zgjedhjesh. Këtë kemi për mision të bëjmë dhe këtë duhet ta bëjmë gjithë së bashku.

Oerd Bylykbashi: Ne na duhet të japim brenda afateve produktin në nivelin më të mirë të mundshëm.

Ndër propozimet e organizatave ishte edhe përcaktimi më mirë në kodin  Zgjedhor të kompetencave të KQZ-së në raport me Prokurorinë, për të sheshuar mosmarrëveshjet e mundshme institucionale . Realizimi i votimit elektronik për emigrantët ishte gjithashtu një kërkesë e organizatave që me sa duket nuk do të realizohet në këto zgjedhje.

/Ora News.tv/