Reforma e ujit, pritet të shtyhet afati për kontratat e reja vetëm për familjarët

Reforma e ujit, pritet të shtyhet afati për kontratat e reja

Fluksi i qytetarëve për të lidhur kontrata të reja dhe aktmarrëveshje me ujësjellësin mund të cojë në një shtyrje të afatit përtej datës 1 shkurt, kur është paralajmëruar nisja e aksionit për ujin.

Përballë kërkesës së disa ndërmjarrjeve në të gjithë vendin, drejtori i përgjithshëm i Ujësjellës Kanalizime Arben Skënderi tha nga Durrësi se mund të shtyhet afati vetëm për abonentët familjarë.

Arben Skënderi, drejtor i përgjtihshëm i Ujësjellës Kanalizime: Ne do ti marrim të gjitha shqetësimet qe ekzistojnë nga të gjitha ndërmarrjet në të gjithë Shqipërinë do ti paraqesim dhe do ta shikojmë seriozisht dhe shtyrjen e afatit që ndoshta do të ketë lidhje vetëm me konsumatorët familjarë.

Këtu ditë të fundit të janarit zyrat e ndërmarrjeve të Ujësjellësit po përballen me kërkesa në rritje për formalizimin e lidhjeve të ujit apo edhe aktmarrëveshjeve për shlyerjen me këste të debive të prapambetura.

Ndaj disa ndërmarrje kanë nisur të aplikojnë orare të zgjatura ndërsa qëndrojnë të hapura edhe në fundjavë.

Paralajmërimi se nga 1 shkurti kush kapet me lidhje të paligjshme uji do të përballet me pasoja ligjore kanë nxitur qytetarët që të shfrytëzojnë mundësinë e vetëdeklarimit.

EMISIONET