Realitet i hidhur, këngëtari shqiptar: Femrat më kërkojnë t’i shpëtoj nga dhuna e të dashurit

Realitet i hidhur, këngëtari shqiptar: Femrat më

Këngëtari Gent Fatali ka vetëm pak ditë që ka sjellë projektin muzikor “Zemër e thyme” që flet për një vajzë që dhunohet nga i dashuri dhe shpëtohet nga një mashkull tjetër.

Në një intervistë për Prive, ai ka treguar se ka marrë komente pozitive për këtë këngë por është përballur me një realitet të hidhur.

Gjithcka ka të bëjë me jetën e tij personale, prandaj ai ka zgjedhur që t’ia sjellë publikut.

"Është një ngjarje që më ka ndodhur mua kohë më parë. Vendosa ta trajtoj tani. E bukura e këngës është që çdo femër e interpreton në mënyrën e vet. Më vinë mesazhe dhe thonë 'Sikur të vije të më shpëtoje, sikur shpëton atë vajzën sepse mua më rreh i dashuri prej 2 vitesh. S'po ndahem dot prej tij, po qaj', shumë mesazhe më kanë ardhur. Tani po e shoh sa shumë lidhje të tilla ka", tha ai.

Kështu Genti zbuloi se në Shqipëri janë të shumta rastet e dhunës në cift, dhe pse të rinjtë dashurohen dhe e bëjnë vetë zgjedhjen për tu bërë pjesë e një romance të tillë.

EMISIONET