Reali nuk fal as Malagën, Isco e Casemiro i "zhysin" në fund

Reali nuk fal as Malagën, Isco e Casemiro i "zhysin" në fund

Real Madridi ka marrë një fitore morali 2-1 ndaj Malagës, që nga java në javë po e sheh veten një kategori më poshtë.

Ka qenë fillimisht Isco, ai i cili ka zhbllokuar rezultatin, duke shënuar në minutën e 29-të të ndeshjes. Dyfishimi i rezultatit erdhi nga Casemiro, me një gol që erdhi në minutën e 63.

Reagimi i vendasve erdhi vetem ne minuten e 93-të por goli i Rolan shërbeu vetem per statistike.

Fitorja e lë Real Madridin në pozitën e tretë, me 67 pikë të tubuara, i ndjekur nga Valencia që ka vetëm dy pikë më pak.

EMISIONET