Pasi arriti të transferojë Cristiano Ronaldon tek Juventusi, agjenti Jorge Mendes po përpiqet të "zbusë" disi zemërimin e tifozëve të Realit të Madridit. Sipas mediave italiane, Mendes është gati për të ndërmjetësuar një propozim të Real Madridit për mesfushorin e Lazios, Sergej Milinkoviç-Saviç.

Megjithëse nuk është agjent i Milinkovic-Saviç, Mendes është përfshirë në këtë tratativë dhe mund të ndihmojë Real Madridin të zëvendësojë Ronaldon.

Faqja në internet e gazetarit, Gianluca Di Marzio këmbëngul se Mendes është duke u përpjekur të ndërmjetësojë një propozim prej 100 milion euro, edhe pse kjo është shumë pak nga çmimi prej 120-150 milion euro të kërkuar nga Lazio.

Në garë për mesfushorin serb është dhe Manchester United.

/Ora News.tv/