Reali e nxjerr në ankand, 4 skuadra në gjurmët e yllit "Los Blancos"

Reali e nxjerr në ankand, 4 skuadra në gjurmët e yllit "Los

Mbërritja e Ferland Mendy duket se ka revoltuar tej mase mbrojtësin e Realit të Madridit, Marcelo.

Braziliani e shikon si një rival të fortë francezin dhe për këtë fakt po mendon largimin që në këtë merkato vere. Një gjë të tillë e zbulon edhe gazeta spanjolle "Sport", që pohon se Marcelo mund të largohet që në këtë merkato nga "Santiago Bernabeu".

Lëvizje që mund t'i pëlqente shumë skuadrave, të cilat e konsiderojnë  31 vjeçarin si ideal për të mbuluar krahun e majtë të mbrojtjes. Skuadra si Arsenal, PSG, Milan dhe Juventus kanë shfaqur interes, me bardhezinjtë që duket se janë edhe një hap para në këtë operacion.

Fakti që Marcelo ka një shoqëri mjaft të mirë me Cristiano Ronaldon e favorizon shumë Juventusin, që i duhet vetëm të bëj gati ofertën për të bindur Realin. Kartoni i ish-lojtarit të Fluminense vlerësohet me rreth 25 milionë euro, shifër tepër e vogël me kërkesat financiare të spanjollëve, që nuk e lënë të lirë për më pak se 45 milionë euro.

EMISIONET