Julen Lopetegui do të jetë trajner i ri i Real Madrid. 

Numri 1 i kombëtares së Spanjës do ta marrë drejtimin e Los Blancos pas përfundimit të Kampionatit Botëror.

Lajmi u konfirmua nga vetë klubi spanjoll që në faqen zyrtare në internet njofton se Julen Lopetegui do të jetë trajner i ekipit të parë gjatë tre sezoneve të ardhshme.

Në këtë post, Lopetegu zëvendëson Zinedine Zidane që u larguar nga posti, përvarësisht suksesit të madh me klubin mbretëror.

Lopetegui ka qenë pjesë e Realit, duke regjistruar vetëm një paraqitje për ekipin e parë.

Gjatë karrierës si futbollist, ai ka qenë edhe pjesë e Barcelonës, ndërsa ka luajtur edhe për klubet, si Las Palmas e Rayo Vallecano. Këtë të fundit edhe e ka drejtuar si trajner.


/Ora News.tv/