Real Madrid me ofertë të parezistueshme për Salah. 50 milion euro plus...

Real Madrid me ofertë të parezistueshme për Salah. 50 milion euro

Real Madridi, gjigandi spanjoll kërkon yllin e Liverpool Mohamed Salah dhe për këtë kanë një ofertë të vështirë për tu rezistuar.

Salah ka shkëlqyer që nga transferimi i tij në verë nga Roma te Liverpooli për një shifër prej rreth 45 milionë eurosh.

Paraqitjet e tij superiore dhe 40 golat e tij deri më tani në të gjitha garat këtë sezon ka bërë që shumë skuadra të vihen pas shërbimeve të tij.

Është gjiganti spanjoll, Real Madridi, klubi që po lidhet më shumë rreth një transferimi të mundshëm të egjiptianit në Santiago Bernabeu gjatë verës.

Los Blancos janë të vendosur të bëjnë ndryshime të mëdha këtë sezon dhe thuhet se kanë identifikuar Salah si një prej objektivave kryesor pas sezonit fantastik në Angli.

Sipas mediumit spanjoll Diario Gol, Real Madrid ka bërë një ofertë prej 50 milionë eurosh dhe shërbimet e mesfushorit Isco Alarcon në këmbim të yllit të Liverpoolit, Salah.

Raporti thekson se Real Madridi do t’i ofrojë Salahut edhe një kontratë masive për të bindur atë që të transferohet në Spanjë.

EMISIONET