Real Madrid "çmendet" pas Salah, ja çfarë ofron për të

Real Madrid "çmendet" pas Salah, ja çfarë ofron

Në Spanjë janë të bindur: Mohamed Salah do të jetë goditja e madhe e Realit të Madridit këtë merkato vere.

‘Los Blancos’ janë të bindur se sulmuesi i Liverpoolit është njeriu që i nevojitet skuadrës dhe se ai duhet të zbarkojë me çdo kusht në ‘Santiago Bernabeu.

Për shërbimet e tij, Liverpooli po kërkon të paktën 200 milionë euro të cilat Perez është i gatshëm t’i paguaj, por gjithsesi paraprakisht do të provohet të ulet ajo shifër duke ofruar lojtarë si Karim Benzema dhe Gareth Bale, raporton ‘AS’.

Nga ana tjetër është vetë klubi anglez ai që iu ka dhënë një shtytje këtyre spekulimeve teksa ka shprehur interesim konkret për sulmuesin e Lyonit, Nabil Fekir që shihet si zëvendësues potencial i sulmuesit egjiptian në “Anfield Road”.

EMISIONET