Reagon Eliza Dushku: CBS më pushoi se nuk doja të ngacmohesha seksualisht

Eliza Dushku ka treguar anën e saj të historisë pasi u publikua lajmi se mori 9.5 milionë dollarë nga CBS.

Aktorja me origjinë shqiptare do marrë paratë si pjesë e një marrëveshje për të mbyllur çështjen e ngacmimit seksual që i është bërë në studiot e rrjetit televiziv amerikan.

Dushku akuzoi aktorin Michael Weatherly se bëri komente të turpshme rreth pamjes së saj në mënyrë të përsëritur, komente për të bërë një treshe me aktoren dhe një shaka për përdhunim.

Ajo shprehet se u ankua tek ekipi i produksionit të filmit por për këtë arsye u pushua nga puna.

"Hyra në punë dhe për shkak se nuk doja të ngacmohesha seksualisht më pushuan,"-tha aktorja. "Në shpjegim të sjelljes së tij të pahijshme, Weatherly pretendoi se nuk dinte të bënte shaka."

Dushku shton se ai i thoshte: “Do të të marr te furgoni i përdhunimit, që e kam mbushur me lubrifikantë e objekte falike. 

Thoshte që “Donte të bënte një treshe me të”, dhe pak minuta më vonë një anëtar i stafit iu ul pranë dhe i kishte thënë që ishte me Weatherly-n, e që vinte për treshen. 

Mes të tjerave, i thoshte: “Do të të marr në prehër e të të qëlloj në vithe si vajzë të vogël”, etj.  

Dushku qartëson se këto ishin vetëm disa prej komenteve ndërsa kamerat e kanë kapur edhe duke kryer gjeste të pahijshme, të cilat ai i quan tani shaka.


EMISIONET