Reagimi i të dashurës së Cristiano Ronaldos kur e pa të gjakosur

E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez është tmerruar kur futbollisti pësoi një lëndim të rëndë në fytyrë të dielën.

Ylli i Real Madritit mori një goditje të madh në fytyrë nga Fabian Schar kur shënoi golin e dytë gjatë ndeshjes me Deportivo La Coruna.

Ndërsa gjaku i mbuloi fytyrën e tij, si Georgina dhe nëna e tij Dolores, u filmuan duke mbuluar fytyrat të tronditura.

Georgina, e cila ka një foshnje me 32-vjeçarin, duke e tensionuar ndërsa po shikonte incidentin. Ndërsa nëna e tij dukej e tmerruar kur mezi hoqi sytë nga fusha.

Por ai që dukej më shumë i shqetësuar më efektin që do të kishte goditja për pamjen e tij të jashtme sesa për goditjen e dhimbshme që mori, nxorri telefonin e fizionomisë për të kontrolluar dëmtimin në fytyrën e tij.




EMISIONET