Reagimi i italianëve kur këngëtarja u prezantohet si shqiptare: Ahhh! Flet serbisht?

Reagimi i italianëve kur këngëtarja u prezantohet si shqiptare:

Nuk është shumë prezent në tregun muzikor shqiptar por sa herë vjen me projektet e saj, bjondina simpatike Evi Reçi pritet gjithmonë mirë nga publiku.

E ftuar në emisionin "BOOM", këngëtarja  Reçi tha se për momentin është më tepër e fokusuar tek gazetaria radiofionike, profesion të cilin e ushtron aktualisht në Firence ku ka ndërtuar dhe jetën.

Reçi: Nuk gjej materialet e duhura, jam pak selektive se nuk jetoj nga muzika. Unë këndoj në live në Firence por jam fokusuar shumë në gazetarinë radiofonike. Full time jam tjetër gjë.

Kur bëhet fjalë për konkurimin në Festivale, Reçi thotë se:  "është një mënyrë shumë e mirë prezantimi për artistin në këndim live, në momentin që unë nuk bëj koncerte në Shqipëri. Konkuron dhe me artistë të tjerë".

Ka pak ditë që ka publikuar remix-in e këngës "Dorëzohu" më të cilën konkuroi në Këngën Magjike dhe shumë shpejt, thotë ajo, do të vijë dhe klipi.

Së fundi, Evin e pamë edhe në projektin muzikor të Dren Abazit, por si "aktore".

Reçi: Jemi miq. Kam një miqësi prej katër vitesh.

Në intervistën për BOOM, Eni nuk i shpëtoi dhe interesit se çfarë mendojnë italianët kur ajo u prezantohet si shqiptare.

Reçi: Ka shumë batuta. Së pari nuk më marrin si shqiptare, u dukem pak ruse, pak suedeze. Dhe kur u them se jam shqiptare, ka disa që thonë: Ah! Disa ngatërrojnë Shqipërinë me një vend tjetër, ose më pyesin çfarë gjuhe flisni. Më thonë, po ti flet serbisht? Ose, unë kam qenë në Beograd. Por e vërteta është se ka ndryshuar, të paktën unë nuk e kam përjetuar racizmin përballë. Kanë filluar shumë, psh më thonë unë kam qenë në Shqipëri, ose dua ta vizitoj Shqipërinë. Sa interesantë jeni ju shqiptarët që flisni gjuhë të huaja kaq lirshëm.

E pyetur se ku ndryshon shoqëria shqiptare me atë italiane, ajo ka këtë koment:

Reçi: Janë pak kopracë dhe kafen e paguan secili për vete. Nuk ndihmojnë shumë njëri-tjetrin por as të prishin punë. Shoqëria shqiptare është pak më e hapur, nuk të thotë nuk mundem. Janë më afër dhe më të hapur për të folur dhe për të dalë.


EMISIONET