Shpërthimet e vazhdueshme të vullkanit Kilauea, kanë detyruar autoritetet e Havait të lëshojnë një paralajmërim me ngjyrë të kuqe, duke paralajmëruar veçanërisht avionët të mos fluturojnë në zonën mbi krater.

Njerëzit që jetojnë pranë vullkanit janë evakuuar. Rritje e aktivitetit dhe e hirit, detyroi Institutin Gjeologjik të SHBA për të lëshuar një alarm aviacioni në zonë.

Sipas agjencisë, pllakat e reve të hirit deri më tani kanë arritur në 3657 metra në qiell, çka me ndikimin e erërave mund të sjellin mjegull vullkanike duke krijuar vështirësi për avionët.

"Pjesa e sipërme e reve të hirit është aq e lartë sa 3000 deri në 360 metra mbi nivelin e detit, por kjo mund të ndryshojë në varësi të fuqisë së aktivitetit dhe kushteve të erës", thuhet në një deklaratë.

/Ora News.tv/