Parlamenti serb miratoi një ligj për të krijuar një komision hetimor që do të hetojë "mbi pasojat shëndetësore për qytetarët dhe për mjedisin pas bombardimeve me uranium të varfëruar të kryera nga NATO kundër Serbisë në pranverën e vitit 1999 gjatë Lufta e Kosovës".

Nga 157 deputetët e pranishëm 156 votuan pro. Komisioni do ta informojë parlamentin çdo gjashtë muaj mbi ecurinë e hetimeve dhe do të paraqesë një raport të parë deri në fund të vitit 2020.

Në ditët e fundit presidenti Aleksandar Vuçiç, njofton krijimin e komisionit, pasi janë raportuar rritje të rasteve të kancerit në vend, veçanërisht në mesin e fëmijëve.

Autoritetet besojnë se ndihmë në këtë drejtim mund të japë edhe Italia, e cila ka marrë pjesë në bombardimet e NATO-s kundër Serbisë.

Rreth 300 ushtarë kanë vdekur si pasojë e kancerit, ndërsa në luftë kanë marrë pjesë rreth 4 mijë ushtarë.

/Ora News.tv/