Rastësi? Dënim penal për Lulzim Bashën me 21 janar

Rastësi? Dënim penal për Lulzim Bashën me 21 janar

Rastësia  e solli që kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha të dënohet për shpifje në 8 vjetorin e ngjarjeve të 21 janarit.

Taulant Balla në cilësinë e paditësit, tha se le të jetë vendimi i sotëm një ogur i mirë për ndëshkimin përfundimtar edhe sa i përket akuzave ndaj tij, ish-kryeministrit Sali Berisha apo edhe fajtorëve të tjerë për krimin shtetëror të 8 viteve më parë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Balla: Drejtësia e re ka filluar të jpaë efektetet e para dhe nuk kam asnjë dyshim që drejtësia e re do të jetë ajo që do ta hetojë siç duhet krimin shtetëror të 21 janarit 2011 dhe do të jetë gjykata si institucion i pastruar dhe që ka kaluar më së miri procesin e vettingut për të dhënë  vendimet  e merituara të gjithë autorëve dhe fajtorëve të krimit shtetëror të 21 janarit. Le të jetë ky një vendim i parë që të fillojë të shërojë politikën nga çështjet e shpifjeve.Meqë sot jemi 8 vite pas krimit shtetëror të 21 janarit, të jeni të sigurt se krimi do të hetohet dhe përgjegjësit do të ndëshkohen.

EMISIONET