Raporti i OSBE/ ODIHR për zgjedhjet: Mjedisi politik mbetet i polarizuar

Raporti i OSBE/ ODIHR për zgjedhjet: Mjedisi politik mbetet i polarizuar

Në kushtet kur situata politike në Shqipëri është e tensionuar, OSBE/ ODIHR ka dalë me një raport paraprak për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, por që tashmë kjo datë është shfuqizuar nga Presidenti.

Sipas raportit të bërë publik për periudhën 24 maj -11 qershor thuhet se mjedisi politik mbetet i polarizuar.

"Diskursi politik është dominuar përgjithësisht nga pyetja nëse mund të mbahen zgjedhje pa pjesëmarrjen e partive opozitare kryesore. Gjuha e përdorur nga kundërshtarët politikë në mitingje, në mediat sociale dhe në median e shkruar dhe elektronike është shpesh e ndezur dhe e mbushur me akuza dhe kundërakuza".

Referuar Kodit Zgjedhor, OSBE/ODIHR thotë se nuk ekzistojnë dispozita specifike për zhvillimin e zgjedhjeve pa kundërshtarë.

"Disa dispozita të Kodit Zgjedhor mbeten të hapura ndaj interpretimeve të ndryshme dhe kanë qenë objekt ankesash në KQZ dhe në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit të Tiranës (Kolegji Zgjedhor), si për shembull sa i përket çështjes së legjitimitetit për të apeluar vendimet e KQZ-së dhe procedurat për tërheqjen e kandidatëve. Nuk ekzistojnë dispozita specifike për zhvillimin e zgjedhjeve pa kundërshtarë".

Për vendimin e Presidentit Meta, për shtyrejn e zgjedhjeve OSBE/ODIHR shprehet: 

"Presidenti Meta ka ofruar në mënyrë të përsëritur të lehtësojë dialogun mes palëve dhe në fund të muajit maj shprehu vullnetin për shtyrjen e zgjedhjeve. Më 10 qershor, duke iu referuar përgjegjësisë së tij kushtetuese për të mbrojtur pluralizmin dhe shqetësimeve për sigurinë publike, ai dekretoi shfuqizimin e dekretit për vendosjen e datës së zgjedhjeve. Më 11 qershor, PS-ja inicioi një debat në Parlament në lidhje me vlefshmërinë e dekretit për shfuqizimin e dekretit të vendosjes së datës së zgjedhjeve dhe shkarkimin e mundshëm të Presidentit".

Në raport përmenden letrat publike, që kryeministri Rama i drejtoi kreut të opozitës, Lulzim Basha për të dialoguar për zgjidhjen e krizës politike.

"Përmes disa letrash publike të postuara në mediat sociale në fund të muajit maj, Kryeministri e ka ftuar Kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, për dialog, duke konfirmuar në të njëjtën kohë se zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor dhe duke kundërshtuar krijimin e një precedenti të ndryshimit të datës së zgjedhjeve. Reagimi i PD-së ka mbetur i pandryshuar dhe ajo vazhdon të përsërisë kërkesat e saj"

EMISIONET