Ekonomia shqiptare ka kapur rritjen në shifrat 4% gjatë vitit 2018. Komisioni Evropian ka publikuar raportin 3-mujor për performancën ekonomike të vendeve kandidate dhe potencialisht kandidate në BE, ku theksohet se Shqipëria është një nga dy vendet e rajonitqë kanë vazhduar rritjen pozitive.

Por, për këtë vit pritshmëritë janë pesimiste. Sipas raportit prodhimi kombëtar për 2019-2020 pritet të zgjerohet mesatarisht me 3.9% në vit i mbështetur nga rritja e konsumit të familjeve dhe investimet e biznesit.

Në raportin e KE theksohet edhe ulja e borxhit publik.

/Ora News.tv/