Administrata Doganore Shqiptare falenderon Prokurorine per finalizimin e rastit hetimor te shmangies se detyrimeve doganore per automjetet luksoze.

Gjithashtu ADSH pret me padurim qe organi i akuzes te godase me forcen e ligjit edhe rastet e tjera te referuara nga Hetimi Doganor.

"Strukturat e Administrates Doganore Shqiptare mbeten te vendosura per zbatimin e ligjit dhe ndeshkimin e shkelesve te tij, si dhe do te jene partnere te cdo strukture ligjzbatuese ne vend".

Administrata Doganore iu ben thirrje te gjithe qytetareve dhe bizneseve qe te mos bien ne "kurthin e mashtruesve", si agjenci doganore, por t'u drejtohen strukturave tona ne cdo Dege Doganore per asistence teknike.

Organet e drejtësisë goditën sot një grup që merrej me futjen e makinave luksoze në Shqipëri, duke shmangur detyrimet doganore.

Prokuroria e Tiranës, njoftoi se janë arrestuar pesë persona dhe ndaj tre të tjerëve janë lëshuar urdhër-arreste, nën akuzën e futjes kontrabandë të automjeteve tip "Range Rover" të prodhuara në vitin 2015, duke shmangur vlerën e doganës.



/Ora News.tv/