Ramsey "i trembet" Milanit: Nuk do e heqim këmbën nga gazi

Ramsey "i trembet" Milanit: Nuk do e heqim këmbën nga gazi

Arsenal pret nesër në "Emirates Stadium" Milanin, në kuadër të ndeshjes së kthimit të fazës së 1/8-ave të Europa League.

Por pavarësisht fitores 2-0 në "San Siro", mesfushori i topçijve, Aaron Ramsey, ka folur para ndeshjes ndaj Milanit dhe ka thënë se ajo duhet të trajtohet sikur të ishte 0-0.

“Nuk mund të heqim këmbën nga gazi. Do ta marrim si të ishte 0-0. Kemi nevojë për rezultat ndaj Milanit. Ka qenë një rrugëtim i vështirë, do tentojmë për fitore në çdo ndeshje. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne dhe sezonin tonë. Ata janë skuadër mjaft kualitative, ishte ndeshje e vështirë pavarësisht rezultatit.

"Ata janë rikthyer me trajnerin e ri dhe nuk mund ta marrim aspak lehtë.

“Shpresojmë t’ia arrijmë. Jemi në një fazë kur çdo gjë është e mundur, pak ndeshje nga finalja”,- ka thënë Ramsey në konferencën për shtyp  para ndeshjes me kuqezijtë.

EMISIONET