Aaron Ramsey është zyrtarisht një futbollist i Juventusit. Mesfushori ka nënshkruar një para-kontratë për t'u bashkuar me bardhezinjtë në verë në një marrëveshje që do të fitojë mbi 400,000 sterlina në javë. 28-vjeçari ka rënë dakord për një kontratë katërvjeçare që do ta shohë atë të bashkohet me kampionët italianë si një lojtar i lirë, duke i dhënë fund aventurës së tij 11-vjeçare me Arsenalin.

Për Ramsey kishte interes nga klubet më të mëdha në Evropë, por ai zgjodhi Juven. Kontrata e uellsianit me Arsenalin përfundon më 30 qershor dhe topçinjtë nuk do të marrin asnjë tarifë kur ai të largohet. Nëpërmjet një komunikate për shtyp Zonja e Vjetër njoftoi marrëveshjen me Ramsey. Si rezultat i regjistrimit të lojtarit, Juventusi do të pësojë kosto shtesë prej 3.7 milion euro, që do të paguhet brenda 10 korrikut 2019, por nuk specifikohet se për çfarë ishte pagesa.

Dëshira e Ramsey për të luajtur si një numër tetë u përleshën me vizionin e trajnerit Emery, ndaj uellsiani mori vendimin për tu larguar.

Ramsey u bashkua me Arsenalin nga Cardiff City në vitin 2008 për një tarifë prej 4.8 milion sterlina. Në 11 sezone ai ka luajtur 259 ndeshje për Arsenalin, duke shënuar 61 gola.  Në skenën ndërkombëtare, 28-vjeçari ka 58 ndeshje për Uellsin ndërsa ka shënuar 14 gola. Ai ishte një element kyç në kombëtaren e uellsit që arriti në gjysmëfinale të Euro 2016, ndërsa u emërua në 'Ekipin e Turneut'.

/Ora News.tv/