Aaron Ramsey i thotë "Po" Juventusit.

Mesfushori uellsian, të cilit i përfundon kontrate me Arsenalin, duket sa ka vendosur të vishet bardhezi duke nisur që nga sezoni i ardhshëm. Një gjë të tillë e pohon "Sky Sport Britanik", që njëzëri me "Sky Sport Italia" pohojnë se mes palëve ka akord dhe Ramsey do të kryej vizitat mjekësore në Torino këtë fundjavë.

Ramsey pritet të udhëtojë drejt Italisë pas Superkupës së Italisë, mes Juventusit dhe Milanit, e programuar për tu luajtur më 16 janar.

28 vjeçari pritet të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me "Zonjën e Vjetër", ku pritet të përfitojë një total prej 40 milion euro.

/Ora News.tv/