Kryeministri Edi Rama ka bërë sot një urim nga Brukseli, ku edhe pati një takim me Përfaqësuesen e Lartë të BE, Mogherini.

Shefi i qeverisë shqiptare thotë se takimi me Mogherinin dhe 5 liderët e tjerë të Ballkanit ka qenë poziviti për perspektivën europiane.

"Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë nga Brukseli, ku patëm një takim mjaft pozitiv mbrëmë me Përfaqësuesen e Lartë të BE, Mogherini dhe me liderët e Ballkanit Perëndimor për perspektivën europiane të vendeve tona", shkruan Rama në FB.

/Ora News.tv/