Rama vizitë zyrtare në Austri për hapjen e negociatave

Rama vizitë zyrtare në Austri për hapjen e negociatave

Kryeministri Edi Rama do të shkojë për një vizitë zyrtare në Austri ditën e mërkurë. Gjatë qëndrimit atje, Rama do të zhvillojë një takim me kancelarin austriak Sebastian Kurtz, takim i cili do të shoqërohet me një konferencë shtypi. 

Austria mbështet hapur procesin e çeljes së negociatave me Shqipërinë.

Një ditë më parë, kancelari austriak bëri thirrje për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, duke theksuar se kjo është e nevojshme jo vetëm për stabilitetin rajonal por edhe për të penguar ndërhyrjet e Turqisë dhe Rusisë.

EMISIONET