Rama u tall me qytetarët, Boçi: Panairi i punës në Elbasan si panairi i vaditjes në Sahara

Rama u tall me qytetarët, Boçi: Panairi i punës në Elbasan

Deputeti demokrat, Luçiano Boçi, e cilëson një tallje me qytetarët e Elbasanit, Panairin e Punës të organizuar sot nga Rama.

I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Boçi tha se show i Ramës në qytetin me nivelin më të lartë të papunësisë ishte njësoj si të organizosh panair për vaditjen në Sahara.

Boçi: Rama organizoi panairin e punës në Elbasan. E kam konsideruar tallje, është një cinizëm i papranueshëm për qytetin e Elbasanit pasi nëqoftëse ka një problem Elbasani, më të madhin, është papunësia, është nga qarqet me nivelin më të lartë të papunësisë. Është njësoj si të bësh një panair për vadijen në Sahara. Turpi dhe tallja më e madhe ishte që ai panair zgjati vetëm një orë, 10-11. Sa iku kryeministri, u shpërnda.Nuk kishte njerëz se ka një mosbesim. Ishte reagim i qytetarëve. Panairi ishte krejtësisht bosh vetëm me shoqëruesit e Ramës, pjesën e administratës në momentin që Rama u shkëput nga takimi që kishte me drejtuesit lokalë.

Teksa Rama  deklaroi se në Elbasan gjatë vitit të fundit ka pasur ulje të papunësisë me 5.4%, Boçi thotë se Kryeministri bie në kundërshti me Ministrin e tij të Financave dhe Ekonomisë.

Boçi: Bie në kundështi me Ministrin e Financave që para një muaji ka deklaruar se papunësia është në nivelet 17.5%, lavdërohej se është ulur 0.5%. Kemi pasur një debat për arsimin profesional.Si gjithmonë kryeministri nuk i vë rëndësi fare faktit, argumentave dhe të vërtetave. I shkon diçka në mend për ta thënë dhe e thotë. Është talent në mashtrim. Duket se e ka pas në ndonjë xhep këtë shifrën 5.4%.

Deputeti i PD-së,  komentoi edhe incidentin e të rinjve të FRD-së me policinë.

Boçi: Ishte një incident që nuk duhet të ndodhë. Unë shoh që ka një lloj ndërsimi të trupës policore ndaj qytetarit, protestuesve.Nuk është fare rastësor. E gjejmë të shprehur në forma të ndryshme. Nuk bëhet fjalë për trupën e thjeshtë policore por për drejtimin e lartë.



EMISIONET