Kryeministri Edi Rama e mbylli me një poezi dedikuar mësueseve fituese të portalit "Mësues për Shqipërinë" që ishin sot në një takim në Pallatin e Kongreseve.

Me vargjet e Kadaresë  "Në parkun që mbuluan fletët"

Edi Rama: "Që ti të vije kaq e bukur,

Me këta flokë, me këtë hap,

Toka të egrën klimë e zbuti

Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.

Dhe s'kish se si të ndodhte ndryshe, 

Të ndodhte ndryshe s'kish sesi

U desh të zhdukeshin përbindëshat

Që tek kjo botë të vije ti"

Mësuesja e portalit

Shumë faleminderit!

Gjatë fjalës së tij Rama u tek nisma për librat falas dhe  dha përgjigjen e tij pse i kërkojnë mbrapsht. Për Ramën kthimi i mbrapsht i librave nuk ka të bëjë me lekët apo është hile

Edi Rama: "Shpjegoni pse i duam mbrapsht. Nuk është çështje lekësh e as buxheti. Ne sot  japim libra falas për 190 mijë fëmijë por dhe për të gjithë ata fëmijë që hyjnë në kategoritë e fëmijëve me nevoja të veçanta dhe brenda këtij mandati do i japim falas nga klasa e 1-9. Nuk është çështje lekësh, Suedia vendi më social i jep librat falas dhe i kërkon në fund të vitit. Pse? Se nuk ka lekë apo bën me hile? Jo është raporti me librin."

Sistemi i penaliteteve

Kryeministri tha se do të shihet dhe sistemi i penaliteteve

"Nuk është çështje lekësh është tek librat. Ndërkohë sistemi ka nevojë të konsolidohet për të kuptuar saktësisht si do të jenë penalitetet për ata që nuk kthejnë librat. Dhe penalitetet nuk janë për fëmijët  por për prindërit për këta që stresohen."

/Ora News.tv/