Autostrada Tiranë-Durrës me pagesë, nga Ndroqi pa pagesë

Autostrada Tiranë-Durrës me pagesë, nga Ndroqi pa pagesë

Kryeministri, Edi Rama, tha sot se qeveria pret në muajin korrik përfundimin e një projekti për rindërtimin e autostradës Tiranë-Durrës, e cila do të jetë me pagesë, ndërsa për ata që duan të udhëtojnë pa paguar do të rindërtohet rruga nga Ndroqi.

Rruga Tirane- Durres me pagese, nga Ndroqi pa pagese

Brenda korrikut do të përfundojë studimi  

Edi Rama:  "Rruga Tirana-Durrës nuk është një rrugë që thjesht meriton mirëmbajtje. Është një rrugë që ka domosdoshmërinë e rindërtimit dhe zgjerimi. Për këtë po bëjmë një studim që përfundon rreth mesit të korrikut. Duam të vlerësojmë rindërtimin dhe zgjerimin për të rritur shpejtësinë e kontaktit mes Durrësit e Tiranës dhe sigurinë e lëvizjes në aksin ekzistues me pagesë. Ndërkohë rindërtimin dhe pastaj shfrytëzimin pa pagesë, të një tjetër aksi, të degraduar në maksimum  Tiranë- Ndroq- Plepa që hap një prespektivë për zhvillimin e mëtejshëm të agroturizmit."

Po ashtu standartizimi i rrugës Plepa-Kavajë- Rrogozhinë është objektiv, siç është vepër për tu realizuar reabilitimi i plotë i rrugës Durrës-Shijak.

Sistemimi i segmentit Fushë Krujë- Milot- Morinë si dhe vendosja e një sërë mbikalimesh në aksin Thumanë- Milot

Paralelisht do të nisë projekti i shumë diskutuar prej shumë vitesh Kashar- Thumanë. Si pjesë e paketës së rindërtimit të aksit në zonën Tiranë- Durrës do të jetë edhe rruga e re tërësisht nga e para Kashar- Rrogozhinë, e cila do të shkurtojë ndjeshëm lidhjen me bregdetin e Jonit dhe do të krijojë një situatë krejt të re në pikëpamjen e infrastrukturës.

Përfshihet dhe rindërtimi dhe plotësimi i aksit Rrogozhinë- Fier bashkë me by-pass i Fierit që shpresojmë të fillojë për tu përfunduar në shtator deri para sezonit të ardhshëm turistik


Duke prezantuar projekte infrastrukturore si pjesë e paketës së rindërtimit, shefi i qeverisë deklaroi se në Durrës do të ndërtohet terminali i parë për krocerat.

Linja hekurudhore

"Së shpejti nis ndërtimi i linjës hekurudhore që lidh Durrësin- Tiranën- Rinasin. Një linjë cilësore.  Për të rehabilituar linjën nga Durrësi- Pogradec dhe drejt Linit, duke fuqizuar shumë portin e Durrësit, si një pikë fundore.

Port per krocerat 

Por në këto momente qeveria është vetëm në fazën e diskutimeve

Edi Rama: " Jemi duke diskutuar sistemin e terminaleve të krocerave. Nuk kemi asnjë terminal për krocerat. Ndërkohë që interesimi është i jashtëzakonshëm. Durrësi është vendi i parë ku do të ndërtohet terminali i parë i krocerave sipas standardeve"

"Pediatria e Durrësit është skandal" - tha Rama dhe premton ndërtimin e një pavioni modern

Uji i pijshem

"Në maj të vitit të ardhshëm do të ketë mbaruar odiseja e ujit të pijshëm. Durrësi do të ketë sistem të ri modern dhe shërbim cilësor" 

Maskarada

Veliera është projekti që ka ngjallur debate të forta pro e kundër jo vetëm në Durrës. Kryeministri është pozicionuar qartë në mbështetje, duke i cilësuar sharlatanë ambientalistët që e kanë kundërshtuar, sipas tij palë të asaj që e cilësoi histori të turpshme, janë bërë edhe gjyqtarë.

Kryeministri e quajti maskaradë ata që kanë ndaluar projektin e Velieres dhe premtoi: "Do të transformojmë shëtiroren e Durrësit do e  bejmë me të njëjtën standard si të Himarës dhe të Vlorës"

Një tjetër vendim i rëndësishëm që njoftoi Rama ishte për plehrat e qytetit të Durrësit që do të trajtohen në landfillin e Tiranës, ndërsa vjeshtën e vitit të ardhshëm e vendosi si afatin kur fusha e mbetjeve do të kthehet në një park.

Edi Rama: "Ne kemi marrë angazhim ta mbyllim zonën kanceroze të fushës së mbetjeve. Sot është e rrethuar nga zona të banuara sepse Durrësi është zgjeruar shumë edhe aty është taman skena e një apokalipsi që do të mbyllet deri në vjeshtën e vitit të ardhshëm për tu kthyer në një park të madh për të moshuarit e fëmijët. Do riorganizohemi që mbetjet e Durrësit të trajtohen në impiantin e Tiranës dhe ky impiant të trajtojmë mbetet e të dy qarqeve. Është e tmerrshme të mendosh se çfarë po i bëjmë ne prej 20 e kusur vitesh këtij vendi."

EMISIONET