Rama thyen heshtjen, zbulon qëndrimin për taksën e Kosovës ndaj Serbisë

Rama thyen heshtjen, zbulon qëndrimin për taksën e Kosovës

Kryeministri, Edi Rama, duket se ka thyer në njëfarë mënyrë heshtjen  lidhur me taksën doganore 100% të Kosovës ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

Teksa po qëndron në Kosovë, ku sot pritet mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Rama ka shprehur qartë mbështjetjen për aksionin tregtar të Kosovës në një foto me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë të Kosovës Endrit Shala.

Mbi foto, shkruhet 100%. Dhe Shala shkruan: "Foto dhe mbishkrimi 100% , e bërë vetë nga z. Rama".

Më herët Ministri shqiptar i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, në një intervistë për televizionin Scan i sugjeronte Kosovës të mos marrë masa të tilla me asnjë vend, pasi vendosja e tarifave shkon si kosto mbi qytetarët.

Ahmetaj: Tarifat nuk janë të shëndetshme për asnjë ekonomi. Për sa më takon mua do ti sugjeroja qeverisë së Kosovës të mos merrte asnjë masë proteksionizmi me asnjë vend, qoftë Serbia, qoftë Bosnja, me asnjë vend të rajonit.Tarifat janë të dëmshme, kanë provuar ndër dekada që bien me kosto mbi qytetarët dhe me deformime ekonomike serioze.

EMISIONET