Shqipëria ka bërë punë të mirë me reformën në drejtësi dhe në luftën kundër drogës, dhe për këtë, diploamtja e Bashkimit Europian, Federica Mogherini përgëzoi kryeminsitrin Rama si dhe u shpreh se këto punë do të ndihmojnë në rrugën e integrimit të Shqiëprisë. Kryeminsitri falenderoi Mogherinin si dhe garantoi se rezultate më të mira do të vijnë në muajt e ardhshëm.

Gjatë vizitës së tij në Bruksel, Kryeminsitri Edi Rama pati mundësi të zhvillonte një takim me shefen e diplomacisw së Bashkimit Europian, Federica Mogherini. Mogherini përgëzoi punën e qeverisë për reformën në drejtësi dhe në luftën kundër drogës, si dhe u shpreh se kjo punë do të ndihmojë në avancimin e Shqipërisë në hapjen e negociatave.

Mogherini: “Është një kënaqësi për mua të mirëpres, përsëri, Kryeministrin Rama, në një moment veçanërisht të rëndësishëm për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Nën lidershipin e tij, Shqipëria ka bërë një punë të jashtëzakonshme, veçanërisht në Reformën e Drejtësisë, luftën kundër drogës dhe korrupsionit, një punë që ne e mbështesim e që duhet të vazhdojë përpara dhe kjo është një punë që mund të hapë rrugën drejt hapave të mëtejshëm të procesit të integrimit në BE. Jam e lumtur që kam përsëri këtë mundësi për të diskutuar së bashku mënyrën se si këto hapa mund të shndërrohen në një opsion të vërtetë në fillim të vitit të ardhshëm”.

Kryeminsitri falenderoi Mogherinin për vlerësimin si dhe premtoi se në muajt e ardhshëm, Shqipëria do të ketë rezultate më pozitive se tani

Rama:  Është kënaqësi t'ju takoja. Po përpiqemi të marrim rezultate pozitive për të gjitha përpjekjet tona dhe për të filluar me bisedimet e aderimit dhe jam shumë krenar sepse po vijmë me më shumë  rezultate dhe do të kemi më shumë rezultate në muajt në vijim

Kryeministri gjatë vizitës së tij në Bruksel është takuar më herët dhe Presidentin e Këshillit të Europës, Donald Tusk

/Ora News.tv/