Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditën e kësaj të mërkurë një takim me presidentin Ilir Meta.

Takimi është bërë në zyrën e kreut të shtetit në Presidenca dhe ka ndodhur rreth orës 19:00.

Burimet për Ora News bëjnë të ditur se në fokus të takimit ishte informimi lidhur me negociatat me Greqinë, por edhe  çështje shumë e debatur për Teatrin Kombëtar.

Takimi mes dy krerëve të lartë të shtetit ka ndodhur jashtë vëmendjes së mediave dhe nuk ka një njoftim zyrtar.

/Ora News.tv/