Rama: Synojmë 5 milionë turistë në Shqipëri në harkun e 5 viteve

Rama: Synojmë 5 milionë turistë në Shqipëri në

Në çeljen e sezonit turistik në zonën e Orikumit, Kryeministri Rama u shpreh se këtë vit Shqipëria do të presë rreth 6 mln turistë. Ndërsa objektivi i qeverisë në 5 vitet e ardhshme është që të arrije shifrën 10 mln turistë në vit dhe për këtë do të duhen më shumë investime.

Rama: Vjet arritëm të kapërcejmë shifrën e 5 milionë turistëve të huaj dhe sivjet, në rastin më minimal do të kemi 15% më shumë sesa vjet, nuk ka diskutim që objektivi për të arritur 10 milionë turistë në Shqipëri në harkun e  5 viteve të ardhshme është plotësisht i mundur.

Si deputet i zonës, Rama foli për projekte konkrete në infrastrukturë, ndërsa lajmëroi se Aeroporti i Vlorës do të hapet para vitit 2020.

Rama: Së shpejti nis faza tjetër e Lungomares. Pastaj rruga Orikum-LLogara, bashkë me projektin e tunelit të Llogarasë që është një domosdoshmëri strategjike për të përshpejtuar lidhjen me pjesën tjetër, ku po ndodhin po ashtu transformime të rëndësishme. Ne ta kemi të hapur aeroportin deri në pak përpara përfundimit të vitit 2020.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj paralajmëroi një kontroll të rreptë për mjetet ujore deri edhe në sekuestrimin e tyre në rast të shkeljeve të rregullave

Xhafaj: Kemi forcuar masat për një kontroll shumë të fortë ndaj përdorimit të mjeteve ujore për zbatimin e rregullave përkatëse sidomos për përdorimin e motorëve të ujit deri në sekuestrimin e tyre.

Gjiknuri: Do të fillojmë kufizimet nga 15 qershori të mjeteve të rënda, të boteve dhe mjeteve që shkaktojnë ngadalësi në qarkullimin rrugor nga e premtja deri të diel.

Këshilli i mInistrave do kalojë për miratim vendimin për uljen e TVSH në 6% për agroturizmin dhe në zero deri 5 për qind të taksave për 92 % të bizneseve. në kohën kur kryeministri Rama mori fjalën para të pranishmëve, forumi rinor demokrat ngriti një dron me banderolën ku shkruhej mjaft i zgjodhi mafia dhe droga ministrat, të zgjedhë ndonjë edhe populli

EMISIONET