Rama sulmon mediat dhe gazetarët: Derrhane, zuzarë, kazan… kadrinj

Rama sulmon mediat dhe gazetarët: Derrhane, zuzarë, kazan…

Kryeministri Rama sulmoi mediat dhe gazetarët gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS duke i quajtur derrhane, zuzarë e kadrinj

Edi Rama: A keni parë në ndonjë portal këtë Shqipëri. A debatohet gjëkundi për këtë Shqipëri?! Përkundrazi çdo ditë e çdo natë, hap televizorin e sheh keq zi. Një stinë të tërë televizive në një vend që ka patjetër njëmijë e një halle por që fiton çdo ditë  njëmijë e një sfida e merr Babale Alizoti, pastaj vjen telefonata e Niçes nga Shijaku, edhe një stinë tjetër televizive. Pastaj vjen teledrama e djegies së mandateve. 

Dhe një popull i tërë zvarrë me telekomandë në një derrhane dhe sherrhane ku çdo ditë deri në darkë miza bëhet buall, miu bëhet ari dhe derrave të shtririë kolltuqeve u drejtohet fjala me emrin zotëri. Si mendon zotëria juaj? Çfarë mendoni ju Kadri për Niçen e Shijakut? Po ju zoti Kadri si e konsideroni Babalen? A mendoni ju zotëri se Ilir Meta do vrasë veten? Dhe derrat e shtrirë atje japin mendim, bëjnë vëzhgime, shfaqin opinione. Kurse Shqipëria juaj që fatmirësisht nuk jeton as në ato kanale, as në ato portale dhe as falë kadrinjve, se ka Kadri po ka edhe më keq se ka 100 kadrinj. Nuk i intereson. 

Atyre nuk kemi çfarë t’ju bëjmë. Por kjo nuk do të thotë se ne nuk kemi çfarë të bëjmë sepse ata me lirinë mund të diktojnë axhendën e lajmeve dhe debateve në ato kafazet e pëllumbave të tyre, pëllumba me emrin kadrinj por nuk diktojnë dot  lirinë tonë për të komunikuar sy më sy dhe rrjet social më rrjet në social me të gjithë njerëzit në vend dhe jashtë kufijve.

Në këtë luftë të barabartë për informacion të gjithëanshëm nga çdo sektor ndërkohë që rrenat dhe lajmet e pavërteta bëjnë kërdinë mbi miletin, ne duhet të vendosim patjetër një ekuilibër të ri. Prandaj të dashur miq dhe shokë, motra e vëllezër anëtarë dhe simpatinzantë dhe zgjedhës të PS, po dhe të gjithë ju njerëz normal të këtij vendi që meritoni shumë më tepër nga ne por meritoni shumë, shumë më tepër nga ata që ju rrokanisin kokën nga mëngjesi deri në darkë, këtu në Shqipëri apo emgracion që nuk doni sherr, rrëmujë por punë, ardhmëri përfshihuni çdo ditë pak minuta në këtë luftë. 

Si? Me telefonin tuaj, me Facebook-un tuaj, Instgramin, Twitter-in tuaj, jepni pëlqime, shpërndarni lajme, informacionin real, merrni rolin tuaj si qytetarë për të mbrojtur fëmijët tuaj nga kjo flamë kazanësh që digjen përnatë njësoj si kazanët e Tiranës katër vite më parë. Mbroni fëmijët tuaj sepse sharra e dikurshme që mbyste Tiranën sot është spostuar. Dhe grumbullimet më të mëdha të mbeturinave nuk janë as në Porto Romanon e Durrësit, por janë nëpër kanale dhe portale e Kadrinjve dhe Çim Kadrinjve, një tufë zuzarësh që duan t’ju thonë juve se Shqipëria është një vend i zi, se nga Shqipëria vetëm duhet të iket, se nuk ka asgjë për të parë. Po 6 milionë turistët që erdhën vitin e shkuar çfarë panë në Shqipëri apo i solli me zor mafia, apo ishin të droguar dhe nuk dinin rrugën e ranë në Shqipëri. Mos harroni ka vetëm një rrugë, nuk ka tjetër.  Në fund të ditës e vendos populli kush e fiton dhe kush e humbet betejën."

 

EMISIONET