Rama studentëve në Vlorë: Po e çoni protestën për lesh, këtu ka një lojë!

Rama studentëve në Vlorë: Po e çoni protestën

Për më shumë se tre orë Kryeministri Edi Rama ishte paraditen e sotme, para studentëve të universitetit të Vlorës për të diskutuar me ta lidhur me 8 kërkesat që kërkojnë t'i plotësohen dhe për të cilën sot janë në ditën e 15-të të tyre.

Rama nënvizoi nevojën për dialog për zgjidhjen e 8 kërkesave të cilat nuk varen vetëm nga qeveria por dhe Universitetet të cilat tashmë  kanë autonomi. 

Edi Rama:....  Unë ju them jam dakord, me 8 pikat jam dakord, tani çfarë doni... Doni që ta udhëheq unë protestën. Ju protestën po e çoni për lesh. Unë dua që kërkesat të bëhen angazhim të univesiteteve, qeverisë dhe studentëve. Do ta ndryshosh këtë bashkë me mua, apo je ai që rri jashtë me megafon e thua Thellohu!  Thellohu! Nuk e ka mundësinë qeveria se i kemi dhënë autonomi, si mendon tia heqim?! Dmth të kthehemi në komunizëm. Keni dëgjuar dhe këtë pjesën ky bën monolog, Çmonolog?! Unë jam këtu para jush.

Kryeminsitri hodhi dhe tezën se kjo protestë po përpiqet të shfrytëzohet nga të tjerë politikisht

Edi Rama: "Këtu ka një lojë edhe ata që dolën jashtë janë viktima e kësaj loje. Është lojë e atyre që duan ta përdorin për qëllime të tjera." 






EMISIONET