Kryeministri Edi Rama tha se problemi kryesor për studentët në Shqipëri nuk është një nga 8 pikat, apo të gjitha pikat bashkë, por diçka tjetër. Sipas tij  problem është se ata nuk përfillen nga vetë universitetet. 

“Ndër ato 8 pika, unë kam vetëm 3 për të cilat kam nevojë për diskutim. Të tjerat, si ajo e kartës së studentit, unë jam drejtpërdrejt pro dhe as nuk kam nevojë për debat. Problemi kryesor për studentët në Shqipëri është pikërisht mospërfillja e tyre nga vet universitetet. Përse nuk e ngrini këtë problem ju? Ende nuk e keni kuptuar që juve jeni të papërfillshëm? Mjafton të pyesni studentët e viteve të para apo të dyta, sepse ata që sot janë në vitin e tretë nuk i ka kapur reforma, nëse ndihen me më shumë peshë tani pas reformës së arsimit të lartë apo jo. Ne si qeveri jemi të gatshëm të ofrojmë kushte më të mira, edhe të plotësojmë kërkesat. Por për 3 prej tyre kam nevojë që ne të ulemi dhe të diskutojmë ‘Si?’-në”, deklaroi kryeministri Rama në Top Show.

Lexoni më shumë këtu: Studentët mbi 7 orë qëndresë përpara Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit

Të gjitha lajmet për protestën e studentëve 

/Ora News.tv/