Rama: S'ka kompromis, me apo pa opozitën, zgjedhjet vendore do mbahen

Kryeministri Rama është shprehur se mungesa e PD dhe LSI në zgjedhjet vendore do jetë në dëm të dy partive.

Gjatë fjalës së tij në seancën parlamentare, Rama theksoi se zgjedhjet do mbahen edhe pa opozitën, ndërsa shtoi se nuk do bëhet asnjë kompromis.

Edi Rama: "Sot dhe në vijimësi do dëgjojmë avazin nuk hyjmë në zgjedhje. Është puna e tyre. E mira e tyre është të hynë në zgjedhje, e keqja e tyre është të mos hyjnë në zgjedhje. Natyrisht Shqipërisë nuk i bëhet nder nëse siglat e atyre partive që janë jashtë nuk janë në fletën e votimit në zgjedhjet vendore, por qederin më të madh ia kanë bërë, po ia bëjnë dhe do ia bëjnë vetes. Hyjnë apo nuk hyjnë pozita zgjedhjet vendore do mbahen në afatin e caktuar. Do marrim përsipër të qeverisnim edhe aty ku ata kanë qeverisur deri sot dhe të qeverisim shumë më mirë se ata dhe për ata që ne nuk na kanë votuar dhe përsëri nuk do vijnë të na votojnë. Ideja se këtu do ketë zhvillim dhe do bëhet përmbysje e rregullave të lojës, apo kompromis kudo futet si pjesë e kompromisit mandati që shqiptarët i kanë dhënë PS për të qeverisur e vetme deri në 2021 është ide ngushëlluese për të ridalë tek gardhi të enjten tjetër.

EMISIONET