Rama shtrëngim duarsh me Trump në Bruksel, Xhaçka zbulon bisedën

Rama shtrëngim duarsh me Trump në Bruksel, Xhaçka zbulon

Në ditën e dytë të Samitit të NATO-s që po mbahet në Bruksel, kryeministri Edi Rama ka pasur një shtrëngim duarsh me presidentin amerikan Donald Trump.

Foton e ka publikuar në fb Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ku shkruan: "Në seancën e sotme plenare të Samitit të NATO, Presidenti Trump përshëndeti posaçërisht Kryeministrin e Shqipërisë për fjalën e tij në darkën e mbrëmshme të liderëve të Aleancës".

Liderët e NATO-s do ta kthejnë vëmendjen tek konflikti në Afganistan në ditën e dytë të samitit të dominuar deri më tani nga kërkesat e presidentit Donald Trump.

Të mërkurën, Trump i kërkoi aleatëve të NATO-s të angazhoheshin për 4 për qind të GDP në shpenzime ushtarake. Ai po ashtu veçoi Gjermaninë në kritikat në lidhje me shpenzimet e saj ushtarake. Liderët e NATO-s shpresojnë për tone më pajtuese të enjten, para se Trump të largohet nga Britania e Madhe.

EMISIONET