Rama për "Shqiponjën": Vulgaritet me më shumë propotencë! Më në fund u hoq!

Rama për "Shqiponjën": Vulgaritet me më shumë

Kryeministri Edi Rama e konsideron një vepër vulgare, shqiponjën e vendosur në të njëjtin shesh në një nga akset kryesore hyrëse të Tiranës.

Rama: Kurrë vulgariteti s'kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal, se sa në rastin e kësaj "shqiponje" në mesin e një skenografie pseudoklasike prej hyrjeje në kazino, që natën e bënte hyrjen e Tiranës si skenën e një filmi nga një tregim i Edgar Alllan Poe-s! Më në fund.

Sheshi “Shqiponja” në Tiranë tashmë do të identifikohet vetëm nga kjo pllakatë, pasi Monumenti që i dha emrin është hequr mbrëmjen e së premtes.

E derdhur e gjitha në çelik dhe me një lartësi 6 metra, Shqiponja u vendos në rrethrrotullimin e Doganës në nëntor të vitit 2012 si simbol i 100 vjetorit të Pavarësisë. 

Hiqet Shqiponja, punimet e Unazës së Madhe nisin me largimin e Monumentit

EMISIONET