"Shok", filmi me metrazh të shkurtër, një bashkëprodhim i Kosovës dhe Anglisë, i nominuar për Oscar, u prezantua edhe në Tiranë, në ambientet e Qendrës për Hapje dhe Dialog në Kryeministri. Filmi, që zgjat 21 minuta, , bazohet në ngjarje të vërteta gjatë periudhës së luftës në Kosovë. Vlerësime për filmin u dhanë edhe nga kryeministri Edi Rama. "Ky është një rast autentik dhe është një film jashtëzakonisht autentik. Jam shumë i impresionuar nga forca e thjeshtësisë që ka filmi, përtej ngjarjes. Nuk është aspak e lehtë të bësh një film të thjeshtë dhe të përcjellësh kaq shumë përmes një minutazhi të shkurtër. Një fije shumë e hollë e ndan shprehjen e talentit artistik, që e kemi mundësi ta shohim dhe ta prekim në shumë ese akademike dhe studentësh të talentuar, nga një vepër arti e plotë dhe që është si një gur që shtohet në murin e historisë së kinematografisë shqiptare." “Shok” është filmi i parë shqiptar që nominohet për cmimin “Oscar” në kategorinë e metrazhit të shkurtër. Ai është realizuar në nëntor të vitit 2014 në Shalë të Bajgorës dhe ngjarjet përcillen përmes syve të dy fëmijëve, që të çojnë në një udhëtim mes vuajtjeve dhe barbarisë. 12400588_10153449243371523_194305821339925934_n 12592562_10153449244071523_8511711886878510918_n12565515_10153449243621523_6727219068812271181_n12645234_10153449243496523_1020938552276529336_n 12540760_10153449243826523_1737817417848086482_n

/Ora News.tv/