Paralajmëron Rama, me ligjin e ri vija bregdetare do të administrohet nga shteti

Paralajmëron Rama, me ligjin e ri vija bregdetare do të administrohet

Kryeministri Edi Rama në një postim në facebook ka thumbuar ish-kryebashkiakun e Kavajës, për të cilin shkruan se ka harruar të mbledhë plehrat në zonën turistike të Golemit.

Rama thekson se me ndihmën e pushuesve vazhdon evakuimi i plehrave nga kryebashkiaku i ri socialist, Redjan Krali, ndërsa paralajmëron një ligj me anë të të cilit administrimi i vijës bregdetare i kalon shtetit.

Rama shpreh besimin se sezoni i ardhshëm do të jetë pa zaptues plazhesh, pa shurdhues veshësh, pa kodra e fusha plehrash.

Postimi i Ramës: 

Duke u marrë me mbrojtjen e kështjellës së revolucionit imagjinar që s’do ta dorëzonte i gjallë, kryebashkiaku kreshnik i Kavajës ka harruar me muaj të tërë, të mbledhë plehrat në zonën turistike të Golemit

Vazhdon edhe me ndihmën e pushuesve, evakuimi i kodrave me plehra nga kryebashkiaku i ri, që ende s’ka bërë javën në detyrë

Ndjesë pushuesve të Golemit për këtë mysybet

Me ligjin e ri për Vijën Bregdetare dhe marrjen në dorë nga shteti të përgjegjësisë për administrimin e saj, kam besim se sezoni i ardhshëm do të jetë pa zaptues plazhesh, pa shurdhues veshësh, pa kodra e fusha plehrash

EMISIONET