Nga qyteti i Lezhës ku ka mbërritur i gjithë kabineti qeveritar, kryeministri Edi Rama premtoi rikonstruksion të plotë të memorialit të Skënderbeut në këtë qytet, jo vetëm për nderë të historisë, por edhe për shtimin e vizitorëve.

Rama: Ne kemi bërë sa kemi mundur dhe besoj gjendja e sotme e memorialit lë shumë për të dëshiruar në raport me atë që duhet të jetë.

Memoriali jo vetëm së brendshmi kishte nevojë për ndërhyrje, por edhe përreth ishte në një situatë skandaloze. Jam shumë besimplotë se me realizimin e këtij projekti do të kemi një pikë referimi jo vetëm thjesht në respekt ndaj historisë, por do të rritet edhe prania e vizitorëve në këtë memorial.

Meqë, këtu ka jo pak të pranishëm, dua të nënvizoj se jemi vullnetmirë për të mbështetur me projekte këtë qartë dhe sigurisht edhe bashkinë e madhe si qendra e gravitetit të qarkut, projekte për infrastrukturë, zhvillimin e hapësirës rurale, ku Lezha ka disa shembuj shumë frymëzues.

Natyrisht që kryetari i bashkisë ka gjithë të drejtën që të jetë gjithmonë i pa kënaqur pasi numri i problemeve është gjithmonë më i madh se sa mundësitë për të përballur me financime zgjidhjen e tërësisë së probleme, por do të siguroj kryetarin e bashkisë se do të jemi pranë Lezhës dhe do të bëjmë maksimumin që në harkun e këtij mandati të bëjmë gjithçka që është e mundur të bëhet.

Besoj që hap pas hapi pas hapi, nga fjalët e mira do të kalojmë tek zbatimi i projekteve.

/Ora News.tv/