Debati në Kuvend lidhur me votën në OKB për Jeruzalemin.

Deputeti i PD-së, Sali Berisha deklaron se vota në OKB ishte kundër interesit shqiptar. Berisha tregon dhe një telefonatë me kryeministrin turk ku i është shprehur qartë   

Rama përgjigjet.

Sali Berisha: "Ta dënojmë me forcë sikundër Shqipëria duhet të konsiderojë dhe qëndrimin ndaj Jeruzalemit". Shqipëria nuk do të nëhet kurrë shtojcën e sigurisë në politikën e sigurisë globale

Edi Rama: Sot kërkoni shpëtimin në Lindjen e Mesme. Sa të jetë kjo parti në qeveri nuk keni asnjë shans që ky vend të mbetet pa drejtësi. Jeni gati të bëheni çifutë, eskimezë, dele e zezë e të fshiheni pas një identiteti tjetër e të mos ju kapin.  

Qohesh këtu e thua 21 janari, fjalën e parë. S'është rastësi gjuha shkon atje ku të dhëmb dhëmbi. Po ty të dhëmb tjetër vend dhe atë vend gjuha nuk ta lan dot.

Ti Sali bashkë me mikun tim e futët detin në govatë dhe e firmosët në mënyrë antikushtetuese. Deti të na marrë të gjithëve vetëm të kalojmë matanë asaj grope të ndëshkimit të drejtësisë që nuk keni më asnjë shans ta ndaloni. S'jua kemi fajin që kanë filluar tu thyhen arrat. 

Nuk e gjeni dot në Jeruzalem shpëtimin, Sali! Strehën që po ju shembet. Streha po shembet se ne në këtë betejë. Nuk ju bashkon Jeruzalemi ju, se ju bashkon drejtësia. 

Hajde votoni KLP e KLGJ. Ju nuk doni as KLP e as KLGj. Nuk mund të votoni vazhdimin e një procesi që mund tua lidhë duart në fund. Keni bërë shumë e mbuluar shumë.

Sot mbaron filmi me gogla. Ne do të votojmë ju sdo të votoni dhe ata që kanë dalë nga goglat do të jenë organet e reja të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit. Fshesa e vettingut ka filluar dhe shumë shpejt disa nga të dashurit e tu në gjykatën e lartë tash po i sheh të dalin jashtë. Dhe sistemi i drejtësisë me plepa të kalbur do të shembet. Ai filiz që nisi dy vjet më parë dhe me votën tuaj nuk do të sharrohet me sharrën e Shabanit. Mbaroi Sali! 

Lëri bijtë të luftojnë tani se boll luftove se u lodhe dhe ke halle përpara. Ne nuk të ndihmojmë dot, s' të ndihmon as SHBA.

Vazhdohuni maskohuni si izraelitë, apo palestinezë por më mirë si eskimez me atë bunkerin që mund ta provoni me kuba akulli, futuni brenda dhe lutuni Zotit që të vonohet

   




/Ora News.tv/