Rruga Tiranë- Elbasan do të finalizohet brenda këtij viti  me një fond shtesë që do të akordohet nga qeveria.

E bëri të ditur kryeministri Edi Rama i cili ishte sot në Elbasan për mbledhjen e përmuajshme të këshillit të ministrave.

Rama tha se punimet e rrugës kanë mbetur pezull për shkak të një babëzisë së një të shkuare të afërt, ndërsa u kujdes të theksonte se abuzuesit do të mbajnë përgjegjësi.

Edi Rama: "Projekte skandaloze, kontrata skandaloze, menaxhim skandaloz dhe rritje kostosh skandaloze. Sidoqoftë ajo çka ne jemi angazhuar dhe jemi të vendosur të realizojmë është që rruga më në fund të finalizohet brenda këtij viti. Pra të hapet përfundimisht dhe të lidhet Elbasani me Tiranën. Ndërkohë që të ecet me segementin Qukës- Qafë Pllocë."

Pyetje: Kjo rrugë kërkon financime të reja? Po sa shkon vlera e tyre?

Rama nuk dha shifër por tha se qeveria do të marrë përsipër financimin

Edi Rama: "Ne do të marrim përsipër financimin. Rruga është gropa e një marrëzie të shkuar dhe babëzie të freskët. Për marrëzinë e shkuar kanë paguar qytetarët dhe buxheti i shtetit. Shpresoj që për babëzinë e freskët të paguajnë ata që janë në hetim. Ne kemi detyrë dhe do të bëjmë deri në fund të vitit.

Më pas do të vijohet me segmentin Qukës- Qafë Plloc.

Rama njoftoi shkrirjen e 13 Drejtorive Bujqësore duke kaluar në 4 agjenci rajonale të seksionit bujqësor dhe 4 të veterinarisë së mbrotjes së bimëve.

Edi Rama: Kalojmë nga 13 drejtori Bujqësie që ishin një sistem parazit i degraduar i të shkuarës në 4+4 agjenci rajonale. Katër agjenci rajonale të eksecionit bujqësor dhe 4 agjenci rajonale të veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve. Njëra prej këtyre agjencive të veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve do të ketë si qendër Elbasanin. 

Rama tha se Elbasani do të jetë një nga qarqet që do të përfitojë më shumë nga projekti i 100 fshatrave turistike. Jane 8 fshatra.

Gjithashtu do te kete nderhyrje në zonën e Metalurgjikut që e cilësoi një ganngrene.



/Ora News.tv/