Rama pritet me protestë dhe pankarta në Lezhë

Rama pritet me protestë dhe pankarta në Lezhë

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në qytetin e Lezhës në nisje të takimit dyditor të qeverisë atje.

Protesta është zhvilluar nga banorët të Torovicës, të cilët i kanë kërkuar kryeministrit ndërtimin e rrugës, duke i kërkuar kreut të qeverisë që të mbajë premtimin.

Ndërkohë, në të njëjtën protestë, disa të rinj kanë shfaqur pankarta të tilla si: "Trafikant"," krim", etj.  

Më vonë, pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri Rama premtoi edhe një herë ndërtimin e rrugës nga Balldreni në Malin e Jushit që quhet ndryshe edhe Rruga e Torovicës.

Rama: Pastaj edhe një numër projektesh infrastrukturore për zonën Shëngjin-Velipojë që përfshihen në një program të posaçëm për zhvillimin rural me përparësi turizmin. Projektin e rindërtimit të terminalit të pasagjerëve dhe të hyrjes në portin e Shëngjinit si dhe projektin e rrugës nga Balldreni në Malin e Jushit ose siç e quani ju rruga e Torovicës.

Më vjen shumë mirë që më në fund ata që e kishin pas marrë përsipër për ta bërë këtë rrugë po interesohen duke stimuluar protesta dhe i përshëndes sepse kjo do të thotë se pavarësisht se kur e kishin në dorë për ta bërë rrugën i bënë atë që nuk thuhet tani duan që rrugën ta bëjnë përmes nesh. I përshëndes!

EMISIONET